Rreth nesh
Projekti Rritja e Punësueshmërisë së Tregut do të adresojë mangësitë e tregut duke shndërruar ekosistemet sektoriale nëpërmjet një qasje gjithëpërfshirëse të zbatimit. IME në bashkëpunim me aktorët e tregut do të riaktivizojnë stimujt dhe sjelljet, duke përmirësuar cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve të mbështetjes së biznesit, qasjen në financa dhe investime, dhe krijimin e një mjedisi që do t’i mundësojë kompanive të ofrojnë mundësi gjithëpërfshirëse për të rritur numrin e punësimit. Këto aktivitete do të sjellin ndryshime transformuese dhe të qëndrueshme në sektorët e Turizmit Aventurist, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Bujqësisë së Qëndrueshme, në mënyrë që të sigurojnë rritjen e tyre dhe që ato të shndërrohen në sektorë dinamikë që do të krijojnë prosperitet dhe punësim.
Rezultatet e pritura
Programi për Rritje të Punësueshmërisë së Tregut synon të krijojë 2706 vende të reja pune me kualifikime të larta duke zhvilluar sektorin privat në sektorët e zgjedhur me rritje të lartë. Programi do të ndihmojë më shumë njerëz të papunë në vend, veçanërisht të rinjtë dhe gratë, që të fitojnë punë të qëndrueshme, të denjë ose vetë-punësim dhe të prodhojnë të ardhura më të mëdha. Rezultatet që ne përpiqemi të arrijmë janë këto:
Rezultati 1: Zhvillim dhe rritje të kompanive në sektorë të zgjedhur duke përmirësuar produktet dhe shërbimet dhe zgjerimin e tregjeve.
Rezultati 2: Shërbime të përmirësuara, politika të përmirësuara dhe kornizë e përmirësuar rregullatore që do të përmirësojë mjedisin e rritjes së kompanive në sektorët e përzgjedhur.
Rezultati 3: Kompanitë do të ofrojnë kushte pune më tërheqëse dhe gjithëpërfshirëse për punonjësit, veçanërisht të rinjtë dhe gratë.
Me kë punojmë:
- Me ndërmarrjet “udhëheqëse” që kanë potencialin për të drejtuar procesin e pulsimit dhe testimin e qasjeve inovative që do të çojnë në rritje për të kapërcyer kufizimet e tregut.
- Me Organizata për Shërbime Afariste (BSO) dhe Ofruesit e Shërbimeve për Zhvillim të Biznesit (BDSP), për të përmirësuar cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve të mbështetjes së biznesit, qasjen në financa dhe investime dhe mjedisin e biznesit.
- Me projekte të tjera zhvillimore në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, për të koordinuar ndërhyrjet e ndërmarra në mënyrë që ato të japin rezultatet më të mira të mundshme dhe të arrijnë të gjithë palët e interesuara.